Roma ka nënshkruar zyrtarisht me William Bianda nga RC Lens për gjashtë milionë euro plus deri në pesë tjera bonuse të ndryshme dhe 15 për qind të fitimit nga shitja e tij në të ardhmen.
Klubi italian ka bërë zyrtare blerjen e lojtarit francez, i cili ndihet gjithashtu i lumtur me kalimin e tij në Olimpico, tek skuadra e Romës.
“Unë jam i lumtur që jam këtu. Roma është një klub shumë i madh”, ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Romës.
“Jam i sigurt se kjo është zgjedhja e duhur për mua, për përparimin tim dhe për këtë fazë tjetër të karrierës sime”, përfundoi Bianda.
Bianda: “I am happy to be here. #ASRoma are a very big club.
“I’m sure this is the right choice for me, for my progression and for this next stage of my career.” pic.twitter.com/RJ6LGaPHU2
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 28, 2018
Ndryshe, Bianda është blerja e nëntë e klubit italian gjatë afatit kalimtar të verës nën urdhrat e drejtorit sportiv Monchi.
Detajet e operacionit janë çuditërisht të kushtueshme për një lojtar që mbushi vetëm 18 vjeç në muajin prill.
Welcome to #ASRoma, William Bianda! 🐺
Details ➡️ https://t.co/Og9J90c7fs pic.twitter.com/4rGQKJVLPn
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 28, 2018
“AS Roma njofton blerjen e William Bianda nga klubi francez Racing club de Lens për gjashtë milionë euro milion dhe deri në maksimum pesë milionë bonuse në anë të performancës”.
“Lens gjithashtu ka të drejtën për 15% të fitimit nga çdo transferim të ardhshëm, duke llogaritur tarifën fillestare të paguar nga Roma dhe çdo klauzolë shtesë që mund të jetë përmbushur në atë pikë”, përfundon njoftimin klubi italian.
Bianda ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Giallorossët, e cila shkon deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe do të bart fanellën me numër 28. /Telegrafi/