Manchester City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rodrin për rinovimin e kontratës.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier e ka blinduar mesfushorin në një kontratë deri në vitin 2027.
“Rodrigo ka nënshkruar një zgjatje të re trevjeçare të kontratës së tij me Manchester Cityn, një marrëveshje që do të thotë se 26-vjeçari do të qëndrojë në klub deri në qershor 2027”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Mesfushori, i cili është përmirësuar vazhdimisht që kur iu bashkua Cityt në verën e vitit 2019, ka bërë 151 paraqitje në tre sezonet e tij në Etihad dhe ka 33 paraqitje ndërkombëtare për Spanjën”.
“Ai thotë se e ka adhuruar kohën e tij te City dhe mendon se është vendi më i mirë për të që të vazhdojë të zhvillojë lojën e tij”, vazhdon njoftimi i tyre. /Telegrafi/
Here to stay! 🙌
We are delighted to confirm that Rodrigo has extended his contract until 2027! ✍️#ManCity pic.twitter.com/aIuKzDD4sY
— Manchester City (@ManCity) July 12, 2022