Telegrafi

Zyrtare: Rilind Haziraj, lojtar i ri i Dritës

Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin Rilind Haziraj, i cili së fundmi luajti te Fushë Kosova, ku e ndihmoi të inkuadrohet në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas ka vazhduar me ndryshime pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas largimeve të Hamdi Namanit, Ilir Blakqorit, Ardian Limanit dhe Marko Simonovskit, Drita ka kthyer vëmendjen kah përforcimet.

Pasi nënshkruan me Astrit Thaqin gjatë të premtes, “Intelektualët” kanë njoftuar sot (e shtunë) nënshkrimin me ‘bomberin’ e Ligës së Parë, Rilind Haziaraj, i cili ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Dritës

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

RILIND HAZIRAJ ËSHTË LOJTARI YNË

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj

Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare.

Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.

Mirë se vjen Rilind

FC DRITA

/Telegrafi/