Prishtina ka arritur marrëveshje me dyshen që janë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, Getart Hysenin dhe Oso Gjinovcin.
Dy lojtarët sezonin e shkuar luajtën për Besën, ku kishin mjaftë sukses.
Prishtina e ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen e tyre në facebook.
“Për Gjinovcin dhe Hysenin ka vetëm një shtëpi dhe një adresë ai është kryeqyteti. Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni janë rikthyer aty edhe ku nisen karrierën e tyre në Futsal. Kjo dëshmon edhe njëherë se klubi i kryeqytetit ka derën hapur për djemtë prishtinas për të vazhduar synimin me një moto ” Një jetë, një Prishtinë “”.
“FC Prishtina Futsal nga sot ka arritur marrëveshje me Gjinovcin dhe Hysenin, ku për tri vitet e ardhshme kanë nënshkruar me klubin e kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e klubit .
Prishtina do ta kërkojë trofeun më të rëndësishëm në futsall, titullin e kampionit. /Telegrafi/