Eintracht Frankfurt ka nënshkruar me portierin e talentuar shqiptar Simon Simoni nga Dinamo e Tiranës.
18-vjeçari ka bërë tetë paraqitje për ekipin e parë këtë sezon, duke mbajtur pesë herë portën e paprekur.
Simoni ka përfaqësuar tashmë 21 herë Shqipërinë në nivel të të rinjve dhe u thirr në skuadrën e të rriturve në qershor.
🚨🆕✍️
Eintracht Frankfurt have completed the signing of goalkeeping talent Simon Simoni. The 18-year-old Albanian has agreed a contract until 30 June 2027.For more information, click here:⤵️https://t.co/0DfoAcSyrS#SGE pic.twitter.com/nnUgHGjUzf
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) December 13, 2022
Atij i është dhënë një kontratë në Frankfurt deri në vitin 2027.
Trajneri i portierëve Jan Zimmermann mezi pret të punojë me portierin e ri të talentuar nga Shqipëria.
“Simon është një nga talentet më të mëdhenj të portierëve në grupmoshën e tij dhe tashmë ka fituar përvojë në nivel të lartë në moshë të re. Ai është një portier i guximshëm me dinamizëm të mirë dhe potencial të madh”, ka thënë ai.
Fituesit e Ligës së Evropës do të paguajnë 600 mijë euro për kartonin e portierit, ndërkohë që do të ketë dhe një shumë prej 400 mijë eurosh të tjera bonus në bazë të paraqitjeve të tij. /Telegrafi/