Site icon Telegrafi

Zyrtare: Pau Cubarsi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën  

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke e zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2029. 

18-vjeçari, i cili është vendosur shpejt si titullar i rregullt në ekipin e të rriturve, do të jetë i lidhur me klubin deri në moshën 22-vjeçare. 

Rinovimi i Cubarsit është i fundit në një seri zgjatjesh kontratash për yjet e rinj të Barcelonës. 

 

Klubi rinovoi marrëveshjet me Gerard Martin, Pedri, Gavi dhe Ronald Araujo. 

 Adoleshenti bëri debutimin e tij për Barcelonën nën drejtimin e Xavi Hernandez në janar të vitit të kaluar, vetëm 17 vjeç dhe që atëherë është bërë pjesë integrale e ekipit. 

Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit e ri më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version