Më në fund është zyrtare dhe Leandro Paredes është futbollist i ri i Romës.
Mesfushori argjentinas rikthehet në kryeqytetin italian pas gjashtë viteve që ishte larguar nga Olimpico.
Paredes kishte qëndruar për dy vite e gjysmë te klubi italian para se të transferohej në Rusi te Zenit St Petersburg.
🤝 Bentornato, Leandro! 🟡🇦🇷🔴#ASRoma pic.twitter.com/6UUNBbn8xe
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 16, 2023
Roma ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, derisa ka një opsion për vazhdimin edhe për një vit tjetër.
“Kthimi në Romë është gjithmonë një emocion, ta bësh atë për të luajtur për fanellën e Romës është edhe më shumë”, tha Paredes.
👀 Di nuovo in giallorosso… 💛❤️#ASRoma pic.twitter.com/fBZUfS6LkU
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 16, 2023
“Falënderoj tifozët për mirëseardhjen që më bënë dhe klubin që më rikthyen në klubin që më lançoi në Evropë: vitin e kaluar përjetova një gëzim të jashtëzakonshëm me Kupën e Botës, tani dua të vazhdoj të fitoj dhe jam i bindur se mundem. bëje me këtë ekip”, deklaroi Paredes.
29-vjeçari ka zhvilluar 54 ndeshje me fanellën e Romës ku ka realizuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/