Site icon Telegrafi

Zyrtare: Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu konfirmohen si lojtarë të LNZ Cherkasy

Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.

Dyshja e Dritës, Jashari dhe Salihu do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Ukrainës.

Është vet klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, i cili ka konfirmuar transferimin e tyre me anë të faqes zyrtare.

“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.

“Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, shkruan në njoftimin për mbrojtësin llapjan.

Transferimi i dyshes së Dritës thuhet se i ka kushtuar klubit ukrainas rreth 400 mijë euro, si dhe gjilanasit kanë mbajtur një pjesë të kartonit të lojtarëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version