Site icon Telegrafi

Zyrtare: Muhamed Useini nënshkruan kontratë dy vjeçare me Prishtinën

Prishtina ka vazhduar ta përforcojë ekipin për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Transferimi i radhës i gjigantit kosovar është mesfushori defensivë Muhamed Useini i cili vije në Prishtinë pas aventurës tri vjeçare me Gjilanin.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin e shumëfishtë të Kosovës.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.

“Për Prishtinën vendova pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina”.

“Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona”.

“Tifozëve ju premtoj se do të japim më shumë se 100 për qind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë”, tha Useini për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version