Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka shënuar rikthimin e tij në Evropë duke iu bashkuar CSKA Moskës si lojtar i lirë.
Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me skuadrën ruse me opsion për ta vazhduar atë deri në vitin 2026.
Në një deklaratë zyrtare, CSKA e Moskës tha: “Zyrtare: Miralem Pjanic është lojtar i PFC CSKA! Katër herë kampioni italian i shtohet armatës, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion për një sezon të dytë. Miralem do të luajë për ekipi ynë nën numrin 15”.
Rastësisht, kjo ndodh dy vjet pasi Pjanic kishte refuzuar të luante për Bosnjë dhe Hercegovinën kundër Rusisë në një lojë konkurruese pas pushtimit të tyre në Ukrainë.
Pjanic rikthehet në Evropë pasi ka kaluar dy vitet e fundit në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah FC, për të cilin 61 paraqitje dhe 16 asistime.
Edhe CSKA e konfirmoi këtë transferim me një video mjaft të çuditshme për të festuar ardhjen e mesfushorit. /Telegrafi/