Marcelo është bërë me skuadër të re pas largimit nga Real Madridi.
Mbrojtësi i majtë brazilian ka vendosur ta vazhdoj karrierën e tij në Greqi, ku ka nënshkruar për gjigantin grek Olympiacos.
34-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Olympiacosin me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ένας αληθινός ΘΡΥΛΟΣ του ποδοσφαίρου στον ΟΛΥΜΠΙΑΚΟ! / A true football LEGEND joins OLYMPIACOS! 🔴⚪️ 🇧🇷
Welcome MARCELO to Piraeus 🔴⚪️🇬🇷 @MarceloM12 #Olympiacos #Marcelo #M12 #Legend #WelcomeMarcelo #Football #Piraeus #Greece #Brazil #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/eR2CdVi8tA
— Olympiacos FC (@olympiacosfc) September 2, 2022
“Një legjendë e vërtetë e futbollit i bashkohet Olympiacosit”, ka shkruar në faqen zyrtare klubi grek.
Braziliani qëndroi për 15 vite te Real Madridi nga viti 2007 deri më 2022 duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klubin spanjoll.
Me Olympiacosin ai do të luaj për herë të parë edhe në garën e dytë më të madhe evropiane Ligën e Evropës.
Kampionët e Greqisë këtë këtë sezon luajnë në grupet e Ligës së Evropës, teksa janë shortuar në një grup me Freiburg, Nantes dhe Qarabag. /Telegrafi/