Telegrafi

Zyrtare: Manolas rinovon me Romën

Roma ka realizuar më fund rinovimin e kontratës së mbrojtësit Kostas Manolas, duke firmosur me të deri në qershorin e vitit 2022.

Mbrojtësi grek është pjesë e Romës që prej verës së vitit 2014 dhe me fanelën e kryeqytetasve numëron 144 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Firmosja e kontratës u realizua të shtunën përpara zhvillimit të sfidës së kampionati kundër Spal.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi u shpreh shumë entuiziast për rinovimin e e kontratës me mbrojtësin.

“Jemi shumë të kënaqur me rinvomin e kontratës së Manolas, sepse kështu arritëm të plotësojmë vullnetin e futbollistit dhe njëkohësisht edhe të klubit”, tha Monchi.

Klauzola e tij besohet se është rreth 40 milionë euro. /TCh/

https://www.youtube.com/watch?v=qnOZnW5rKmw