Site icon Telegrafi

Zyrtare: Loris Karius largohet nga Liverpooli për në huazim te Union Berlini

Foto: Liverpool FC

Liverpooli ka njoftuar se Loris Karius është dërguar sërish në huazim, por tani te Union Berlini.

Portieri gjerman është rikthyer në vendlindjen e tij, ku do të luajë si i huazuar për edicionin 2020/21.

Karius do të luajë në një skuadër me një lojtar tjetër të Liverpoolit, Taiwo Awoniyi, që po ashtu është në huazim te Union Berlini.

Portieri kishte luajtur për skuadrën angleze në 49 ndeshje që kur kishte kaluar nga Mainzi në verën e vitit 2016.

Karius u kritikua për paraqitjen e tij në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017, kur pranoi gola skandaloz kundër Real Madridit.

Kjo ndikoi që ai të dërgohej në huazim te Beshiktashi në vitin 2018, aty ku nuk arriti të gjente vetën edhe aq mirë, për t’u rikthyer te Liverpooli pas dy sezone të kaluara në huazim. /Telegrafi/

Exit mobile version