Mesfushori prishtinas, Lorik Boshnjaku, do të vazhdojë karrierë te Vllaznia e Shkodrës.
Klubi shkodran ka njoftuar se ish kapiteni i Prishtinës ka nënshkruar për dy vite.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku”.
“Për 7 vite me radhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë”.
“Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Boshnjaku te Vllaznia për trajner do ta gjejë Mirel Josën me të cilin ka punuar të Prishtina për dy vite. /Telegrafi/