Phoenix ka konfirmuar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshje me Kreshnik Fazliu, i njohur më mirë në vendin tonë si MC Kresha.
Rep-artisti kosovar gjithmonë ka treguar njohurit e tij për futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, derisa ditë më parë është pajisur edhe me licencë të trajnerit.
Andaj, me këtë të arritur, ka ardhur edhe puna e tij e parë në futbollin kosovar, duke iu bashkuar Phoenixit, skuadrës që garon në Ligën e Parë të vendit.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të klubit (pa ndërhyrje):
Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix, si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral. E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu.
Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim! /Telegrafi/