Vincent Kompany i ka dhënë përfundimisht fund karrierës së tij si futbollist.
Ish-mbrojtësi belg ka përfunduar së luajturi pas 17 viteve si futbollist profesionist.
Kompany ka luajtur për skuadrat si Anderlecht, Hamburg e Manchester City, para se ta përfundojë karrierën pikërisht në klubin e kryeqytetit belg.
34-vjeçari përkundër se i dha fund karrierës si futbollist i Anderlechtit, ai nuk do të largohet nga klubi.
Qendërmbrojtësi i famshëm ka marrë pozitën e trajnerit në klub dhe synimi i tij është ta rikthejë Anderlechtin te trofetë.
Kompany u rikthye edicionin e kaluar në Belgjikë, duke u bërë trajner/lojtar i Anderlechtit, por më vonë dha dorëheqje nga pozita e trajnerit shkaku i fokusit në fushë.
Gjithsesi tani ish-anëtari i Kombëtares së Belgjikës do të jetë i fokusuar vetëm te puna e trajnerit në Anderlecht.
Kompany ka zhvilluar 532 ndeshje në nivel klubesh duke shënuar 31 gola e duke bërë 21 asistime.
Ndërkohë sa i përket Kombëtares belge, ai ka zhvilluar 89 ndeshje zyrtare ku ka shënuar katër gola. /Telegrafi/