Miroslav Klose ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
Gjermani ka vendosur të pensionohet nga futbolli pas largimit nga Lazio në fund të sezonit 2015/16.
Klose spekulohej me transferim në MLS. Kurse, interesim për angazhimin e tij shprehu edhe Kaiserslautern. Por, ai ka vendosur të tërhiqet, përcjell Lajmi.net.
38-vjeçari do të përcjellë një program të edukimit dhe trajnerëve së bashku me selektorin e Gjermanisë, Joachim Low dhe drejtorin sportiv Hansi Flick për të identifikuar futbollistët e rinj me potencial të luajnë për përfaqësuesen gjermane.