Site icon Telegrafi

Zyrtare: Keidi Bare kalon te Real Zaragoza

Mesfushori shqiptar Keidi Bare është zyrtarisht lojtari i Real Zaragozas që është bashkuar me skuadrën e La Liga 2, pas një eksperience të gjatë te Espanyol ku qëndroi për katër vite.

Zaragoza, përforcohet kështu në mesin e fushës, me një lojtar që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave. Keidi Bare ka luajtur në sezonin e fundit 39 ndeshje në kampionat, duke qenë kështu një shtyllë e rëndësishme për skuadrën.

“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi.

 

Lojtari ka nënshkruar për tre sezone me klubin e Real Zaragoza.

Debutimi i tij zyrtar mund të vijë me 16 gusht, në ndeshjen si mysafir ndaj Cadiz.

 

Bare ishte një nga më të përfolurit para Euro 2024, pasi trajneri Sylvinho nuk e ftoi, çka shkaktoi zhurmë të madhe, ndërsa ka 29 ndeshje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/ 

Exit mobile version