Ballkani i Therandës ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar veror.
Skuadra e Ismet Munishit ka prezantuar dy futbollistët e rinj të talentuar.
I pari që ka nënshkruar është ish-sulmuesi i Kukësit, Laçit dhe Besës së Pejës, Albin Berisha.
Ndërkohë ardhja e dytë është një tjetër futbollist me emrin Albin.
Për Ballkanin ka nënshkruar talenti Albin Kapra për tri vite, që ka ardhur nga 2 Korriku.
Kujtojmë që skuadra nga Theranda po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë, ku në tetë ndeshje miqësore këtë verë nuk ka pësuar asnjë humbje. /Telegrafi/