Site icon Telegrafi

Zyrtare: “Kampioni rekord, qëndron me kampionin rekord” – Muller rinovon me Bayernin

Bayern Munich ka konfirmuar se Thomas Muller do të qëndrojë në klub deri në vitin 2024.

Pas bisedimeve të zhvilluara, është arritur marrëveshje mes të dyja palëve që të rinovohet kontrata edhe për dy vite të tjera.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bavarezët njoftuar për qëndrimin e legjendës së tyre deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thomas Muller

“Kampioni rekord, qëndron me kampionin rekord: FC Bayern ka zgjatur kontratën me Thomas Müller deri në vitin 2024”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Sulmuesi 32-vjeçar erdhi në kampionët e rekordeve gjermane në moshën dhjetë vjeç, kaloi nëpër të gjitha ekipet e të rinjve dhe u bë profesionist këtu në vitin 2008”.

“Kampionati i dhjetë radhazi i FC Bayern ishte i njëmbëdhjeti i tij në total me fanellën e “Reds” – asnjë lojtar në historinë e futbollit gjerman nuk e ka mbajtur trofeun më shpesh lart”, thuhet më tej në komunikatën e Bayernit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version