Aventura e Ergys Kaçes do të vazhdojnë në Greqi, por jo te PAOK-u.
Anësori shqiptar është huazuar te Panathinaikos për gjashtë muaj, me opsion blerje në sezonin 2017/18.
Shpenzimet e rrogës së 24-vjeçarit do t’i paguajë skuadra e PAOK-ut në muajt e mbetur.
Kaçe shkon te Panathinaikosi është në një marrëveshje ku përfshihen edhe futbollistë të tjerë, ndërsa mesfushori synon që të gjejë më shumë hapësira, për të synuar një vend në formacionin e Christian Panucci.
Ditën martë PAOK-u arriti një marrëveshje me qipriotët e Apoel Nikosias, për transferimin atje të korçarit, por tifozët vendas protestuan duke kujtuar fotot e Kaçes me bluzën e UÇK-së dhe akordi u anulua.
Shqiptari te PAOK-u ka shënuar shtatë gola në 113 ndeshje. /TCh/Telegrafi/