Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka karrierën do ta vazhdoj në Azi pas eksperiencës dy vjeçare në MLS te San Jose.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë me klubin Maccabi Netanya që zë pozitën e pestë në elitën e futbollit izraelit.
Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, por besohet se tiranasi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
Hyka do të gjejë në ekip dhe shqiptarin nga Peja, Fatos Beqirajn.
Hyka më parë ka luajtur për skuadra të njohura në Evropë, si Olympiacos, Luzern, Mainz e Rosenborg. /Telegrafi/