Telegrafi

Zyrtare: Hermoso ka nënshkruar me Romën

Mario Hermoso ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë trevjeçare me Romën si lojtar i lirë, ndërsa paga e tij vlerësohet të jetë 3.5 milionë euro në sezon. 

Afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht në Itali, por klubet ende mund të sjellin lojtarë që janë pa kontrata. 

Mbrojtësi fluturoi të dielën dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore , më pas vendosi nënshkrimin e tij në marrëveshjen me klubin. 

 

Heromos ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, por me një klauzolë që e lejon të largohet në qershor 2026. 

Kostoja e pagës pritet të jetë rreth 3.5 milionë euro në sezon. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 22. 

Reprezentuesi spanjoll mbushi 29 vjeç në qershor dhe u lirua nga Atletico Madrid pesë vjet pas transferimit të tij prej 25 milionë eurosh nga Espanyol. 

 

Hermoso është një produkt i akademisë së të rinjve të Real Madridit. /Telegrafi/