Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gugash Magani, trajner i ri i Trepça ’89

Pas Lirisë dhe Prishtinës, edhe në skuadër tjetër e Superligës së Kosovës në futboll bëhet me trajner nga Shqipëria.

Trepça ’89 ka siguruar shërbimet e trajnerit shqiptar, Gugash Maganit, i cili së fundi drejtoi skuadrën e Flamurtarit të Vlorës.

Në fakt, përgjatë një muaji 51-vjeçari drejtoj edhe ekipin tjetër shqiptar, Teutën e Durrësit.

Trajneri do t’i bashkohet Trepçës 89 në kampin përgatitor që do të mbahet në Turqi.

Theksojmë se djali i strategut luan në pozitën e sulmuesit të krahut te ekipi prizrenas i Lirisë.

Ndryshe, kampioni aktual zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare të Kosovës me 27 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version