Telegrafi

Zyrtare: Guendouzi kalon te Hertha Berlini

Arsenali ka njoftuar se Matteo Guendouzi i është bashkuar Hertha Berlinit si i huazuar për një sezon.

Mesfushori francez ka bërë 82 paraqitje për The Gunners, që kur iu bashkua skuadrës në vitin 2018 nga Lorient.

Matteo e filloi karrierën si futbollist te Paris Saint-Germain, pata se t’i bashkohej klubit tjetër nga Ligue 1.

Ai më pas kaloi te Arsenali, mirëpo që në sezonin e fundit nuk ka qenë në elementin e tij.

Skuadra londineze i ka dëshiruar fat Guendouzit te klubi gjerman, derisa nuk përjashtohet shitja e tij. /Telegrafi/