Klubi i Gjilanit ka arritur t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikac.
Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku luajti te Teuta e Durrësit.
“29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tij, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi”.
“Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër. Pozita e tij e preferuar është si sulmues i qendrës”.
“Nikač, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tij. Nikač bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani është një nga kandidatët për titull të kampionit. /Telegrafi/