Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gani Sejdiu merr drejtimin e Drenicës

Klubi i Drenicës sot (e hënë) përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar Gani Sejdiu.

Pasi Drenica vendosi që të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Bashkim Idrizi, ata morën vendimin që të emërojnë në stol Gani Sejdiun.

Njoftimi i plotë i Drenicës:

“Gani Sejdiu emerohet kryetrajner i ekipit

Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.

Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu  ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.

Sejdiu është emër i njohur në futbollin kosovar pasi ka qenë kampion i Kosovës, fitues i Kupës së Kosovës, fitues i Superkupës së Kosovës.

Mire se vjen Gani Sejdiu ??⚫️”.

Drenica momentalisht gjendet në pozitën e katërt në Viva Fresh Ligën e Parë të Kosovës me 21 pikë të grumbulluara, dhjetë më pak se lideri Dinamo Ferizaj që ka 31 sosh./Telegrafi/

Exit mobile version