Fernando Santos nuk është më përzgjedhës i Portugalisë pasi ekipi i tij humbi nga Maroku në çerekfinalet e Kupës së Botës, ka njoftuar Federata Portugeze e Futbollit (FPF).
Portugalia pësoi një humbje tronditëse 1-0 nga Maroku në Katar të shtunën, pasi Santos e filloi ndeshjen me golashënuesin rekord të të gjitha kohërave të vendit, Cristiano Ronaldo në stolin e zëvendësuesve.
“Pas një prej pjesëmarrjeve më të mira ndonjëherë nga ekipi kombëtar në fazat finale të Kupës së Botës…FPF dhe Fernando Santos e kuptojnë se ky është momenti i duhur për të nisur një cikël të ri”, thuhet në një deklaratë të FPF.
Santos, i cili është kritikuar shumë për taktikat e tij, u bë trajner i Portugalisë në vitin 2014 dhe drejtoi vendin në 109 ndeshje.
Ata fituan Kampionatin Evropian në 2016 dhe Ligën e Kombeve në sezonin 2018/19.
Um 𝗟𝗲𝗴𝗮𝗱𝗼 histórico. 🏆🏆 Obrigado por tudo, Mister. 🇵🇹 #VesteABandeira
A historical 𝗟𝗲𝗴𝗮𝗰𝘆. 🏆🏆 Thank you for everything, Coach. 🇵🇹 #WearTheFlag pic.twitter.com/7emUN6LbZB
— Portugal (@selecaoportugal) December 15, 2022
“Përveç titujve të fituar, Fernando Santos u bë trajneri me më shumë ndeshje dhe më shumë fitore. Ishte një nder të kishim një trajner dhe një person si Fernando Santos në krye të ekipit kombëtar”, shkruhet në njoftim. /Telegrafi/