Barcelona dhe Ernesto Valverde kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën, ndërsa është zyrtarizuar menjëherë Quique Setien.
Gjatë gjithë ditës është përfolur për një largim të Valverdes nga Barcelona dhe klubi sot e ka zyrtarizuar largimin e tij.
“Klubi shpreh mirënjohje Ernesto Valverdes për profesionalizmin, përkushtimin, dhe trajtimin e tij gjithnjë pozitiv ndaj të gjithave që përbëjnë familjen Barca. I urojmë fat dhe sukses në të ardhmen”.
Agreement between FC Barcelona and Ernesto Valverde to end his contract as manager of the first team. Thank you for everything, Ernesto. Best of luck in the future. pic.twitter.com/zrIgB1sW2e
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2020
Klubi po ashtu shtoi se marrëveshja e shkëputjes së bashkëpunimit është arritur me pajtimin e të dyja palëve.
Ernesto Valverde ka qenë trajner i skuadrës së parë të FC Barcelona për 163 ndeshje zyrtare, duke fituar 108 prej tyre dhe duke marr 35 barazime dhe 20 humbje.
Gjatë asaj kohe ai ka pretenduar katër trofe si trajner: dy tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.
Klubi në të njëjtën kohë e ka caktuar edhe trajnerin e ri, që do të jetë Quique Setién. Ai dhe klubi kanë arritur marrëveshje deri më 30 qershor 2022.
Quique Setién will be the new manager of FC Barcelona. Welcome!
➕ INFO https://t.co/EOP9MSFFJ1 pic.twitter.com/IkhzFGyxHf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2020
Prezantimi i tij do të bahet të martën me 14 janar.
Quique ka udhëhequr klube si Racing Santander, Poli Ejido, Logrones, Lugo, Las Palmas dhe Real Betis. /Telegrafi/