Site icon Telegrafi

Zyrtare: Enis Çokaj kalon te Osijek

Mesfushori Enis Çokaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra kroate, Osijek, duke e kompletuar huazimin nga Panathinaikos.

Në marrëveshje është opsioni për transferim të plotë tek Osijeku, ku nëse ndodh, kontrata do të nënshkruhet deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Kam dashur që lëvizja të realizohet më herët, por është dashur të presim”.

“Mezi kam pritur stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e ri. I falënderoj të gjithë në klub për pritjen e ngrohtë”, ka thënë Çokaj për ueb faqen e klubit.

Ai shpreson që me paraqitje të mira të bie në sy të Sylvinhos dhe të ftohet nga Shqipëria për Evropian.

Çokaj i ka pesë paraqitje për Shqipërinë, ndërsa më herët në Kroaci luajti për Lokomotivën e Zagrebit. /Telegrafi/

Exit mobile version