Aventura e portierit shqiptar Edvan Bakaj te Drita i ka ardhur fundi.
Ka qenë kampioni në fuqi i Kosovës, Drita që ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit me portierin nga Tirana.
Bakaj iu bashkua Dritës në verë, por që nuk ka arritur të ambientohet në klubin e tij të ri.
Drita ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit në një marrëveshje të dyanshme.
“Një marrëveshje për shkëputjen e bashkëpunimit në mes të gardianit nga Shqipëria Edvan Bakaj dhe klubit tonë është arritur sot në zyrat e klubit”.
“Bakaj erdhi ne verë nga Liria e Prizerenit por që nuk u përshtatë mirë me klubin dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët”.
“FC DRITA e falënderon Vanin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë”, thuhej në njoftimin e klubit bardh e kaltër nga Gjilani.
Bakaj në Kosovës përveç Dritës ka mbrojtur edhe për skuadrën e Lirisë së Prizrenit. /Telegrafi/