Gianlugi Donnarumma e ka zgjatur kontratën me Milanin edhe për katër vite.
Marrëveshja u mbyll sot në zyrat e klubit kuqezi.
Numri 1 i “Djallit” ka firmosur rinovimin për 4 vite, me pagë prej 6 milionë euro në sezon.
Një goditje e madhe për Milanin, edhe pse natyrisht në këtë mes del i fituar agjenti Mino Raiola.
Ditë më parë ka nënshkruar edhe vëllai i portierit, Antonio, i cili do të marrë pagë prej 1 milion euro në sezon.
Sipas mediave italiane, në kontratë është përfshirë edhe klauzola e prishjes së kontratës për 75 milionë euro, në rast se Milani nuk shkon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/