Olympique Lyon ka njoftuar për huazimin e Moussa Dembeles në Atletico Madrid deri më 30 qershor 2021, ndërsa ka njoftuar afrimin e Islam Slimani që ishte lënë i lirë nga Leicester.
Atletico Madridi ka gjetur shpejt zëvendësimin e Diego Costas që u largua disa javë më parë.
Sulmuesi Dembele ka nënshkruar për klubin madrilen si huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje.
Agreement with Olympique Lyonnais over the loan of @MDembele_10 until the end of the season.
? #AúpaAtleti pic.twitter.com/frrO8xUN9C
— Atlético de Madrid (@atletienglish) January 13, 2021
Kosto e këtij operacioni vlen 1.5 milion euro, ndërsa klubi spanjoll mund të nënshkruajë me lojtarin për 33.5 milionë euro. Po ashtu parashihen edhe bonuse në vlerë 5 milionë dhe 10 përqind e shitjes nëse lojtari kalon në klub tjetër.
Dembele kishte kaluar te Olympique Lyon në gusht 2018 nga Celtic Glasgoë për 22 milionë euro, ku u paraqit në 108 ndeshje me klubin dhe ka shënuar 45 gola.
Toutes les informations sur l’arrivée d’Islam Slimani à l’Olympique Lyonnais et le prêt payant de Moussa Dembélé à l’Atlético de Madrid ⤵https://t.co/z5Z7fzMPaD
— Olympique Lyonnais (@OL) January 13, 2021
Në mënyrë që ta kompensojë largimin e Moussa Dembélé te Atlético Madrid, klubi i Lyon ka nënshkruar me sulmuesin algjerian Islam Slimani për një periudhë prej 18 muajsh, deri më 30 qershor 2022.
Sulmuesi ishte lënë i lirë nga klubi anglez Leicester. /Telegrafi/