Telegrafi

Zyrtare: Deb0 bëhet pjesë e ekipit shqiptar të CS:GO – BLINK

BLINK ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me lojtarin nga Mitrovica, Arlind ‘Deb0’ Sadiku.

Ky njoftim vjen pas largimit të lojtarit Valon ‘valon9’ Etemi nga ekipi BLINK, të cilët mbeten në formacion me vetëm katër lojtarë.

Ardhja e re deb0, ishte pjesë e ekipit tjetër shqiptar XTEAM të cilët tashmë janë shpërndarë siç edhe ka njoftuar organizata.

Gjithashtu së fundmi ekipit të BLINK i është shtuar edhe Butrint ‘Hyper1’ Gashi, i cili zëvendësoj Ensar ‘Caley’ Ersuzi në formacion.

Ndeshja e parë e deb0s me BLINK pritet të zhvillohet në ligën ESEA Advanced ku mbajnë rekord të ndeshjeve 5-3 (pesë fitore, tri humbje).

Arlindi njihet si njëri nga lojtarët më të mirë shqiptar dhe ka arritur që me ish-ekipin e tij XTEAM të renditet në vendin e 72 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Formacioni i ri i ekipit BLINK:

Kujtim “gulitoo” Durmishi

Bledar “BledarD” Dula

Butrint “Hyper1” Gashi

Aulon “krabeni” Fazlija

Arlind “Deb0” Sadiku

/Telegrafi/