Hakan Calhanoglu i është bashkuar zyrtarisht Interit, pas largimit nga Milani si lojtar i lirë.
Mesfushori turk ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me paraqitjet.
Ai e kishte refuzuar ofertën prej katër milionë eurosh për sezon për ta vazhduar qëndrimin te Rossonerët.
🚨 | ANNUNCIO @hakanc10 è il nuovo giocatore dell'Inter! ⚫🔵
👉 https://t.co/PTXR3dRNkF#welcomeHakan #IMInter pic.twitter.com/n4ypwLDI9c
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 22, 2021
27-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro dhe tash është larguar si lojtar i lirë.
Calhanoglu është futbollisti i dytë që largohet nga Rossonerët me parametrat zero pas Gianluigi Donnarummas, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/