Zyrtare: Bylbyl Sokoli merr drejtimin e Drenicës
15:"MERGIM MURTEZAJ
09/10/2024
Trajneri Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i ri i Drenicës, duke arritur marrëveshje njëvjeçare. Ai do ta zëvendësojë Megzon Visokën që u largua të martën nga klubi. “Sokoli gjatë ditës është prezantuar si kryetrajner i skuadrës në ambientet e klubit. ‘Profa’ ka qenë pjesë e shumë skuadrave shqiptare dhe kosovare, kurse tashmë do të jetë pjesë e klubit tonë për kampionatin 2024/25. Vazhdojmë...”, ka shkruar Drenica në Facebook.


