Site icon Telegrafi

Zyrtare: Besar Halimi nënshkruan me SV Sandhausen

Mesfushori Besar Halimi ka nënshkruar nga Brondby me klubin e SV Sandhausen që luan në Bundeliga 2.

Halimi ka nënshkruar një kontratë me klubin bardh e zi deri për dy vite, deri më 30.06.2021.

“Pas largimit të Philipp Förster, ne gjetëm shpejt atë që kërkuam në tregun e transferimeve”.

“Besar është një lojtar i kombëtares së Kosovës dhe ka fituar përvojë ndërkombëtare në Brondby në vitet e fundit. Ai gjithashtu u bë fitues i kupës daneze me Bröndbyn”.

“Jemi të lumtur që kemi mundësi të angazhojmë një lojtar të një cilësie të tillë në ditën e fundit të transferimit “, ka thënë drejtori sportiv, Mikayil Kabaca.

Lojtari i ka zhvilluar 63 ndeshje në Danimarkë, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 10 asistime.

Më parë, 24-vjeçari ka luajtur te FSV Mainz 05, FSV Frankfurt dhe Stuttgarter Kickers. /Telegrafi/

Exit mobile version