Site icon Telegrafi

Zyrtare: Bayerni rinovon me Gnabryn

Bayern Munich ka konfirmuar se Serge Gnabry ka rinovuar kontratën.

Sulmuesi gjerman lidhej me nj kalim te disa skuadra evropiane, por Bavarezët i ofruan kontratë tashmë të nënshkruar deri në vitin 2026.

“FC Bayern ka zgjatur para kohe kontratën me Serge Gnabry deri në vitin 2026”, thuhet në njoftimin  tyre.

“Lojtari 27-vjeçar sulmues erdhi nga Werder Bremen në vitin 2017 dhe që atëherë ka festuar katër kampionate gjermane, dy fitore në Kupën e DFB me klubin dhe ishte një lojtar i rëndësishëm në vitin historik të gjashtë titujve duke fituar Ligën e Kampionëve”, vazhdon njoftimi i tyre.

Bayerni po e hyumbë Lewandowskin te Barcelona, andaj nuk dëshironin ta lëshonin edhe Gnabryn që më shumë kërkohej nga Chelsea./ Telegrafi/

Exit mobile version