Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ballkani vazhdon me përforcime, afron Sunday Adetunjin

Ballkani ka bërë të ditur se e kanë transferuar zyrtarisht Sunday Adetunjin.

Klubi nga Suhareka mori shërbimet e nigerianit që së fundi ishte duke luajtur për NK Celje në Slloveni.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Edhe një aset i çmueshëm në fazën sulmuese

Tifozë të dashur, nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh

26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash.

Potenca e tij, grinta e  goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv. /Telegrafi/

Exit mobile version