Site icon Telegrafi

Zyrtare: Astrit Selmani kalon te Midtjylland në Danimarkë

Astrit Selmani ka kompletuar kalimin e tij te FC Midtjylland si huazim një sezon nga Hapoel Beer Sheva.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar mbi 50 gola gjatë katër sezoneve të fundit në futbollin suedez dhe izraelit.

Pas tre sezonesh në Allsvenskan, Astrit Selmani u transferua në klubin e madh izraelit Hapoel Beer Sheva këtë verë.

Në Suedi ai kishte një mesatare të mirë shënimi me pothuajse një gol çdo ndeshje të dytë dhe një asistim në çdo paraqitje të katërt.

Ai do ta vazhdojë karrierën në Danimarkë, ku sulmuesi nga Kosova do mundohet ta kthejë formën.  /Telegrafi/

Exit mobile version