Arsenali ka nënshkruar me futbollistin nga Nigeria, Kelechi Nwakali.
Ai është 17-vjeçar ndërkohë që aktivizohet edhe për Kombëtaren e Nigerisë.
Nwakali ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Arsenalin që drejtohet nga trajneri francez, Arsene Wenger.
Nigeriani raportohet se ka cilësi si të ish mesfushorit Patrick Viera, ndërsa për tre milionë funte është transferuar nga Diamond Football Academy. /Telegrafi/