Portieri Arion Ymeri ka kaluar nga Gjilani te Trepça ’89 ku do ta vazhdojë karrierën.
Gardiani drenicas që qëndroi vetëm gjashtë muaj te Gjilani, do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
“Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve. Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përforcuar portën e skuadrës”.
“Në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trepça ’89 ka 19 pikë dhe mban vendin e nëntë në renditjen e Superligës së Kosovës. /Telegrafi/