Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Antony i është bashkuar Real Betisit në formë huazimi.
Antony do të shpenzojë pjesën e mbetur të sezonit në huazim tek Betisi pas një marrëveshje që ata arritën me gjigantin anglez.
United ka njoftuar se Antonyt i është dhënë leja që të fluturojë për në Spanjë, atje ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Sulmuesi brazilian shpeshherë është përshkruar si një prej blerjeve më të dështuara në histori të klubit.
‘Djajtë e Kuq’ shpenzuan 85 milionë euro për transferimin e tij nga Ajaxi, por ai asnjëherë nuk ia doli që ta dëshmojë pse kualitetin e tij në ‘Old Trafford’.
Këtë sezon ai nuk ka arritur që të sigurojë fanellën e titullarit në asnjë ndeshje në Ligën Premier dhe tani do të shpresojë se do ta ‘ringjallë’ karrierën e tij nën urdhrat e Manuel Pellegrinit.
🇧🇷 @Antony00 has joined Spanish side Real Betis on loan until the end of 2024/25.
We wish him the best of luck 👊#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) January 25, 2025
“Sulmuesi i Manchester United, Antony do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 në Spanjë. Reprezentuesi brazilian ka kompletuar transferimin në formë huazimi tek Real Betisi në La Liga”.
“Të gjithë tek Unitedi do të dëshironin t’i uronin Antonyt fat për aventurën e tij në Sevilla”, thuhej në njoftimin e klubit./Telegrafi/