Mbrojtësi prishtinas Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën te Dinamo e Zagrebit.
Ish futbollisti i Ramiz Sadikut, Drenicës dhe Partizanit ka bërë hapin e madh në karrierë.
Ai ka kaluar nga RNK Split te skuadra më e madhe kroate Dinamo Zagreb.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari me një foto në facebook.
“Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, shkroi Rrahmani.
Ai do të luajë në Ligën e Kampionëve me skuadrën nga Zagrebi dhe do ta ketë në grup Juventusin, Sevillan dhe Lyonin.
Mbrojtësi ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën dhe pritet të jetë në listën e Albet Bunjakut për ndeshjen me Finlandën. /Telegrafi/