Telegrafi

Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me trajnerin e talentuar Francesco Farioli

Francesco Farioli është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i gjigantëve holandez, Ajax, duke u bërë italiani i parë që merr drejtimin e skuadrës historike .

Farioli ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri në verën e vitit 2027, ku 35-vjeçari është larguar nga posti i tij te ODG Nice, në mënyrë që të kompletojë lëvizjen.

Ai ishte emëruar vetëm vitin e kaluar te Nice, duke mbërritur më 30 qershor 2023, përpara se ta çonte ekipin në vendin e pestë në ligën franceze. Nice e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e nëntë.

 

Ajax do të jetë klubi i katërt në karrierën e trajnerit të Fariolit, pasi ka pasur edhe dy periudha në Turqi; një me Fatih Kamagumruk në 2021, dhe një tjetër me Alanyaspor midis 2021 dhe 2023.

Me të parën, ai u bë trajneri më i ri ndonjëherë në Super Ligën Turke.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Përfshirja e tij në lojën profesionale shkon më larg se kaq, pasi ai fillimisht kishte punuar si trajner portierësh në Katar, përpara se të merrte të njëjtin rol me një numër klubesh në Serie A, duke përfshirë Benevento dhe Sassuolo./Telegrafi/