Ahmet Haliti është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Qendërmbrojtësi i njohur karrierën do ta vazhdoj në Mitrovicë, pasi sot është prezantuar nga Trepça ’89.
Ka qenë faqja zyrtare e ‘Minatorëve’ që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Halitin.
Njoftimi i plotë nga Trepça ’89:
Haliti i u bashkohet Minatorëve në rrugëtimin drejt sukseseve.
Trepça’89 njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin e mirënjohur Kosovar Ahmeti Haliti.
Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin Kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si Kf Hysi, FC Prishtina, KF Feronikeli dhe KF Llapi, gjithashtu trofetë nuk i mungojnë në karrierë ku gjithsej ka pesë: 1 titull kampioni, 3 Kupa te Kosovës dhe 1 Superkupë.
Ahmeti gjithashtu ka luajtur edhe në Kampionatin Shqiptar. Halitit i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë. /Telegrafi/