Site icon Telegrafi

Zymer Bytyqi më i miri në fushë, paraqitje në nivel edhe nga Lumbardh Dellova – dyshja e Kosovës vendimtarë në fitoren e CSKA Sofjas

Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova kanë vazhduar me ndeshje fantastike me skuadrën e tyre CSKA Sofje.

Gjiganti bullgar ka triumfuar në udhëtim te Heber Pazardzhik me rezultat minimal 0-1 dhe dyshja kosovare kanë qenë më të vlerësuarit në fushë.

Zymer Byytiq mori notën më të lartë 7,9 ku luajti për 66 minuta dhe pati tre pasime kyçe, gjashtë harkime të sakta dhe një rast të madh të krijuar, derisa dribloi tetë herë kundërshtarët.

Ndërkohë paraqitje shumë të mirë pati edhe Lumbardh Dellova që luajti 90 minuta dhe u vlerësua me notë 7,7.

CSKA Sofje me fitoren ndaj Heber Pazardzhik ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 22 pikë, derisa objektivi është dalja në garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version