Site icon Telegrafi

Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit mars, Xhaka dhe Shaqiri pjesë e saj – Andi Zeqiri ftohet sërish

Përfaqësuesja e Zvicrës do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Helvetikët do të zhvillojnë dy ndeshje për ndeshjet e muajit mars, ku fillimisht lujnë në Serbi përballë Bjellorusisë më 25 mars.

E tre ditë më vonë, Zvicra do takohet me Izraelin në Stade de Genève.

Lexo po ashtu Xhaka dhe Shaqiri në javën e ardhshme pritet të udhëtojnë në Serbi – do të qëndrojnë rreth dy ditë në Beograd dhe Novi Sad, por askush nuk do të mund t’i shohë

Trajneri Murat Yakin ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë duel ku janë në listë edhe tre shqiptarë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri janë si gjithmonë në listë, derisa është ftuar edhe Andi Zeqiri.

Sulmuesi ka rikthyer formën fantastike me Baselin dhe ka fituar një vend në listën e përzgjedhësit Murat Yakin.

Kujtojmë që Zvicra ndodhet në të njëjtin grup me Përfaqësuesen e Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version