Site icon Telegrafi

Zvicra bllokoi dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë

Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon atë sepse duhet të lëshojë një leje për rieksportin e armëve të caktuara.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, po pret dritën jeshile nga shteti zviceran për të eksportuar disa pajisje ushtarake në Ukrainë.

Zvicra ndalon dërgimin e disa materialeve ushtarake nga Spanja në Ukrainë, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. Me veton e saj, Zvicra aktualisht parandalon çdo transport të materialit ushtarak nga Spanja në Ukrainë.

Sipas Robles, Spanja po përpiqet t’i sigurojë mbështetje ushtarake Ukrainës, raporton swissinfo.

“Por për të dërguar materiale të caktuara na duhet një lloj leje nga Zvicra, të cilën nuk na e japin për momentin”, tha ajo.

Robles tha se e kupton, e respekton dhe e pranon neutralitetin e Zvicrës. Ministria ripohoi nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në funksion të “pasigurisë” globale.

“Raketa mund të arrijë në Madrid nga Moska”, tha Robles.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet e fuqishme evropiane që më së paku e ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version