Zvarritja e miratimit të Ligjit për Shërbime audio dhe audio-vizuele pengon proceset reformatore në sektorin e medias thuhet në raportin e Qendrës për Strategji Evropiane, Euro Think. Me këto ndryshime parashikohet që anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike të zgjidhen në mënyrë transparente, nëpërmjet konkursit publik, me kritere të përcaktuara me ligj.
Kjo zvarritje ka një ndikim të dukshëm sepse ngrinë procesin e reformave në këtë sektor. Agjencia në një mënyrë vendoset në një pozitë të pa lakmueshme të pritjes së ndryshimeve. Dhe për fat të keq procesi i reformave ka ngecur dhe ndryshimet kanë mbetur në status-quo”- pohoi Marjan Stepnavoski nga Euro Think.
Euro Think në periudhën qershor-shtator ka bërë monitorimin e punës së Agjencisë së medieve dhe dhe Agjencisë për komunikime elektronike. Kjo e fundit sipas raportit, është transparente, përveç disa lëshimeve sa i përket të dhënave për punë e stafit drejtues dhe shpenzimeve të bëra.
Sa i përket transparencës në këtë 3 mujor ne ishim në komunikim të rregullt me përfaqësuesit e Agjencisë për komunikime elektronike dhe mund të konstatojmë se transparenca nga ana e tyre ishte në nivel të lartë. Kjo agjenci ende nuk ka vendosur në faqen e internetit biografinë e anëtarëve të komisionit dhe drejtorit, pra biografinë e punës së tyre”-deklaroi Goran Llazarov nga Euro Think.
Agjencia e mediave ndërkohë ka prezantuar rekomandimet e BE-së të cilat parashikojnë që ky trup të jetë i ndarë nga Qeveria, të funksionojë e pavarur dhe të mos merr instruksione nga çfarëdo lloj trupi tjetër./Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=jjHeBYgw6v0